Mickoski: Nuk ka kushte për ndryshime kushtetuese, ka konsesus rreth datës së zgjedhejve

Maqedonia

Mickoski: Nuk ka kushte për ndryshime kushtetuese, ka konsesus rreth datës së zgjedhejve

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 18:00
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski bëri të ditur se në takimin e liderëve është arritur konsensus i gjerë për datën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, kreu i OBRM-PDUKM-së theksoi se qëndrimi i partisë së tij është es nuk ka kushte për ndryshime kushtetuese.

“Për ndryshime të Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së është arritur pajtueshmëri dhe do të hynë në procedurë kuvendare që do të thotë se do të ndryshohet edhe pse nuk është respektuar rregulla gjashtë muaj para fillimit të fushatës për zgjedhje të mos ketë ndryshime”, tha Mickoski.

Ndryshe, zgjedhjet të mbahen më 8 maj, përkatësisht rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale të mbahet më 24 prill, kurse rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare të mbahen më 8 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat