​Vrasja e dyfishtë në Maqedoni: Këto janë vendimet e deritanishme për të dyshuarit

Maqedonia

​Vrasja e dyfishtë në Maqedoni: Këto janë vendimet e deritanishme për të dyshuarit

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Gjykata caktoi paraburgim prej 30 ditësh për të dyshuarin e parë, Ljupço Palevski Palço, për dy vrasjet e tmerrshme të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.

Paraburgimi do të hyjë në fuqi në momentin kur Palevski do të jetë në dispozicion të organeve të rendit. Nga gjykata theksuan se ekziston mundësia që ai të ndikojë tek dëshmitarët ose të përsërisë veprën penale.

“Në zbatim të urdhrit për kryerjen e procedurës hetimore, për personin ka dyshime të arsyeshme për veprat penale të vrasjes sipas nenit.123, paragrafi 2, pika 7, me nenin 22, Rrëmbim nga neni. 141 par.2 vv. para.1 vv. neni 22 dhe Shkaktimi i një rreziku të përgjithshëm nga Neni 288, paragrafi1, vv me nenin 22 të KP”, thonë nga Gjykata Penale.

Informacioni i ndarë më parë nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, është se tre ditë pas rrëmbimit dhe vrasjes së Vanjës, më 30 nëntor, Palevski shkoi në Serbi dhe prej andej në Bullgari. Kur u pyet nga Alsat, policia bullgare u përgjigj se nuk kishte informacion se Palevski kishte kaluar kufirin e tyre.

“Deri më sot, nuk ka asnjë provë se Ljupço Palevski ndodhet në territorin e Republikës së Bullgarisë”, thonë Ministria e Brendshme e Bullgarisë

Derisa Palevski kërkohet me urdhër arresti ndërkombëtar për rrëmbim dhe vrasje, bashkëpunëtorët e tij në rrëmbimin e Vanjës janë prapa grilave në njësinë hetimore të burgut të Shutkës. Në mesin e tyre është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski.

Ai dyshon se i ka zbuluar Palevskit detajet e lëvizjes së vajzës së tij, me qëllim që së bashku të zhvatin para nga ish-gruaja, e cila kohët e fundit ka shitur një banesë. Në deklaratën e tij fillestare në polici, ai ka mohuar përfshirjen, dhe e përsëriti të njëjtën gjë në deklaratën e sotme në Prokurori.

Në burgun e Shutkës, në qeli të veçanta dhe të ndarë nga të arrestuarit e tjerë, mbeten edhe të dyshuarit për rrëmbimin. Këta janë bashkëpartiakët e Palevskit, nga partia “Desna” që pranuan fajësinë, dhe i treguan policisë se si ndodhën vrasjet dhe rrëmbimet.

Hetimi pritet të nisë për ta sot dhe Prokuroria pritet të kërkojë 30 ditë paraburgim për ta, përkundër paraburgimit aktual 48 orësh të caktuar për ta, kur rasti ishte ende në parahetim.

Gjetjet dhe raporti përfundimtar nga Instituti i Mjekësisë ligjore pas autopsisë së përfunduar duhet t’i dorëzohen prokurorit kompeten

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat