Reshje bore në Kodrën e Diellit, mjegull në Pletvar

Maqedonia

Reshje bore në Kodrën e Diellit, mjegull në Pletvar

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, me lagështirë. Reshje bore me intensitet më të dobët janë shënuar në Kodrën e Diellit, por për momentin nuk paraqesin pengesë për qarkullimin. Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 m. është në kalimin malor Pletvar, njofton ndërmarrje publike “Rruga e Maqedonisë”.

Në rrugë të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje janë të mundshme rrëshqitje më të vogla dheu.

Ndërmarrje publike “Rruga e Maqedonisë” apelon që të lëvizin me kujdes dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.

DPHM thotë se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme në kushte dimërore në vend të rrugëve me lagështirë.

DPHM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat