Paunov: A është normale kur një burrë i rritur të kërkoj të shkoj në “kafe” me një vajzë 13-vjeçare

Maqedonia

Paunov: A është normale kur një burrë i rritur të kërkoj të shkoj në “kafe” me një vajzë 13-vjeçare

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 14:01
Viktor Paunov

Kryetari i Komunës së Karbnci, Viktor Paunov, qëndron në qëndrimin e tij se dje ka pasur tetnatim për rrëmbim të nxënësve të shkollës fillore “Strasho Pinxhur”. Ai ka shpërndarë sot në rrjetet sociale se nga deklarimet e stundetëve dhe dëshmitarëve, por edhe nga provat se një nxënës i ka marrë para të panjohurës (të cilat më pas i ka dorëzuar në polici) dhe nga kamerat e vëzhgimit, konstatohet se. ka pasur një përpjekje të tillë.

“A është normale kur një burrë i rritur me automjet gjatë orëve të mësimit kërkon të shkojë në “kafe” me një vajzë të mitur 13 vjeçe dhe në të njëjtën kohë vajza dukshëm e mërzitur e raporton rastin në shkollë, kurse shkolla në Ministri. i Brendshëm, të merret si një rast që nuk ishte tentativë për një gjë të tillë, kërkon kryetari i komunës, pasi MPB mohoi se ka pasur tentativë për rrëmbim” thotë në dekaratën e tij Paunov.

Ai gjithashtu më tej shtoi më tej se ka marr këcnim nga ana e Spasovskit për këtë situatë.

“Asnjë kërcënim nga ministri Spasovski, asnjë kërcënim nga informatorët që ju i dërgoni, nuk do të na trembë që të reagojmë në situata të tilla të padëshiruara. Shqetësimi im janë banorët e komunës sime Karbinci, fëmijët në shkolla, çerdhe dhe çdo qytetar në këtë komunë! Hiqni politikën nga situata reale dhe përmirësoni sigurinë në interes të të gjithë qytetarëve. Kur keni një raport nga drejtori i shkollës dhe kryetari i një komune me indikacione për një rast të tillë, kjo duhet kuptuar dhe trajtuar me qasjen më serioze. Me deklarata të tilla të ministrit, nervozizëm dhe djersitje para kamerave, qytetarët nuk ndihen të sigurt në Karbinci, ka shkruar kryetari në profilin e tij në Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat