Pendarovski: Nuk është momenti në këto kohë të trishta të flasim për mandat të dytë për president

Maqedonia

Pendarovski: Nuk është momenti në këto kohë të trishta të flasim për mandat të dytë për president

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 20:38
Presidenti Stevo Pendarovski

Pendarovski: Nuk është momenti në këto kohë të trishta të flasim për mandat të dytë për president.

Presidenti Stevo Pendarovski sot tha se nuk po mendon për mandat të dytë në kohë kaq të trishta.

“Pyetja e kolegut tuaj ishte nëse po shqyrtoj një mandat të dytë. Unë thashë se nuk mendoj, dhe të them të drejtën, nuk e di cili njeri normal, qytetar i Maqedonisë sonë apo politikan të paktën, mund të mendojë për pushtet, për zgjedhje, për mandate në kohë kaq tragjike që po kalojmë.

Zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, të planifikuara për prill dhe maj, kemi kohë të mjaftueshme pas Vitit të Ri për të menduar për ato gjëra, por në këtë moment mendimet e mia janë të drejtuara vetëm për familjet e viktimave dhe natyrisht në kuadër të funksionit tim të punojë deri në fund të mandatit, në përputhje me nevojat e qytetarëve që më dhanë nderin të drejtoj vendin para katër vitesh e gjysmë”, tha Presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat