OBRM-PDUKM e quan Talat Xhaferi dezertues njëlloj sikurse Kovaçevskin

Maqedonia

OBRM-PDUKM e quan Talat Xhaferi dezertues njëlloj sikurse Kovaçevskin

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 17:46
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM përmes një kumtese të lëshuar për media thonë se ashtu sikur Kovaçevski i cili ka dezertuar nga armata edhe Talat Xhaferi ka dezertuar në vitin 2001 për të kaluar në UÇK.

“Despoti i Forinës do të mbahet mend për shkeljen e ligjeve dhe procedurave dhe për mënyrën joligjore në të cilën zgjodh. Ai refuzonte nismat për referendum duke u vendosur në pozitën e një gjykatësi të Gjykatës së Lartë dhe më pas vendoste flamuj evropian të gjitha ligjeve me të cilat BDI dhe LSDM e vodhën popullin”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Talat Xhaferi po ashtu do të mbahet mend për sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve që sipas kësaj partie është kundër Kushtetutës dhe ligjeve.

“Tani është e qartë pse Kovaçevski nuk hiqte dorë nga Qeveria teknike. Dezertuesi Kova♪5evski do të ndërrohet me desertuesin Xhaferi”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat