Ende nuk dihet sa do të zgjasë procedura e ekstradimit për Ljupço Palevskin

Maqedonia

Ende nuk dihet sa do të zgjasë procedura e ekstradimit për Ljupço Palevskin

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 19:28
Ljupço Palevski

Ende nuk dihet se kur do të ekstradohet i dyshuari për vrasjen e Vanja Gjorçeskës nga Turqia.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga pret që procedura e ekstradimit të zhvillohet shpejtë dhe Palevski të përgjigjet para organeve të shtetit.

“Unë besoj se për një kohë relativisht të shkurtë do të kemi përgjigje pozitive dhe i dyshuari do të jetë këtu”, tha Lloga.

Sipas profesorit universitar, Gordan Kalajxhiev, e gjithë procedura e ekstradimit mund të zgjasë më shumë se një muaj për shkak se ka shumë institucione që duhet ta miratojnë.

“Procedura për fat të keq do të zgjasë më gjatë. Nuk mund të them kurë. Me siguria Ministria e Drejtësisë ka më shumë përvojë për të thënë më shumë për ekstradimit. Megjithatë, procedura ka nisur dhe ai është privuar nga liria”, tha Kallajxhiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat