Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

Maqedonia

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Një i moshuar është gjetur i pajetë në një shtëpi të djegur në Kërçovë, njofton MPB.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Me datë 09.12.2023 në ora 04:45 në Drejtorinë e Policisë Kërçovë është raportuar se në një shtëpi në Kërçovë në pronësi të T.J.(79) nga Kërçova ka shpërthyer zjarri.

Gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve, sipas policisë, pronari i shtëpisë ka gjetur vdekjen.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës, ndërsa ekipi inspektues nga DPB Kërçovë ka kryer hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat