Mariçiq: Ne duhet të avokojmë fuqishëm për zgjidhjen paqësore të konflikteve përmes dialogut dhe diplomacisë

Maqedonia

Mariçiq: Ne duhet të avokojmë fuqishëm për zgjidhjen paqësore të konflikteve përmes dialogut dhe diplomacisë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 16:51
Bojan Mariçiq

Në urimin me rastin e festës së sotme, zv. kryeministri, Bojan Mariçiq kujton postulatin kyç të Deklaratës Universale të OKB-së të 10 dhjetorit 1948: “Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejtat.”

“Në një kohë kur bota është e ekspozuar ndaj akteve të rënda, dramatike, tragjike ushtarake dhe terroriste, kur e drejta e parë dhe më e rëndësishme e njeriut, e drejta për jetën, është e kërcënuar, ne duhet të avokojmë fuqishëm për zgjidhjen paqësore të konflikteve përmes dialogut dhe diplomaci, për tolerancë dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Prandaj, le të pranojmë të mos flasim për përmirësimin e të drejtave të njeriut vetëm më 10 dhjetor, por të flasim dhe të punojmë për të çdo ditë të vitit”, ka shkruar Mariçiq.

Mariçiq kujton se “detyrimi ynë sot është që të jemi pjesë e atyre që marrin pjesë në forcimin e sistemit ndërkombëtar për respektimin e të drejtave të njeriut, të zhvillojmë standardet dhe të përpiqemi sa më shumë që të përmbushim detyrimet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat