Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese është zgjedhur Jadranka Daboviq Anastasovska

Maqedonia

Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese është zgjedhur Jadranka Daboviq Anastasovska

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 20:42
Jadranka Daboviq-Anastasovska

Me 64 vota “pro” Kuvendi në seancën e sotme të 131-të zgjodhi për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese Jadranka Daboviq-Anastasovska.

Pas zgjedhjeve, Daboviq Anastasovska nënshkroi deklaratën solemne me të cilën u zotua që detyrën e saj ta kryejë me ndërgjegje dhe përgjegjësi dhe se respekton Kushtetutën dhe ligjet e shtetit.

Profesorja e Fakultetit Juridik, Jadranka Daboviq-Anastasovska, është zgjedhur me propozimin e LSDM-së për të zëvendësuar gjyqtarin në pension, Jovan Josifovski, të cilit mandati i ka skaduar në fillim të vitit të kaluar.

Daboviq-Anastasovska ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare për të drejtën civile, ndërsa më pas ka doktoruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat