Pendarovski në takim me Begajn: Si aleatë të NATO-s, dy shtetet janë të gatshme për pasurim të bashkëpunimit të ndërsjellë

Maqedonia

Pendarovski në takim me Begajn: Si aleatë të NATO-s, dy shtetet janë të gatshme për pasurim të bashkëpunimit të ndërsjellë

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 21:47
Foto nga takimi

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski sot realizoi takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në të cilin siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, u shpreh kënaqësia nga dialogu i vazhdueshëm politik, si dhe zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

Siç kumtuan nga kabineti i Pendarovskit, dy presidentët theksuan se si aleatë të NATO-s, dy shtetet janë të gatshme për pasurim të bashkëpunimit të ndërsjellt, me qëllim të kontributit më aktiv për prosperitet, stabilitet dhe siguri të rajonit dhe të komunitetit ndërkombëtar.

“Presidenti Pendarovski dhe presidenti Begaj këmbyen mendime dhe informata për integrimet evropiane, si dhe për epilogun nga Samiti i Këshillit të Evropës në Bruksel”.

“Ata e konstatuan nevojën për zhbllokim të proceseve, si dhe vazhdim të proceseve reformuese në të dy shtetet, qëndron në kumtesën nga Kabineti i Pendarovskit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat