LSDM: Qytetarët do ta ndëshkojnë OBRM-PDUKM-në dhe e Majtën për bllokimin e rrugës evropiane

Maqedonia

LSDM: Qytetarët do ta ndëshkojnë OBRM-PDUKM-në dhe e Majtën për bllokimin e rrugës evropiane

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Koalicioni kundër BE-së dhe NATO-s i OBRM-PDUKM-së dhe i së Majtës është pengesa e vetme për të ardhmen evropiane të vendit, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

“Me gjithë skriningun e suksesshëm dhe përkrahjen e fuqishme në sindikatë, procesi i hapjes së kapitujve nuk filloi për shkak të bllokadës aktive të OBRM-PDUKM-së dhe të Majtës në Kuvendin e Maqedonisë.

Me OBRM-PDUKM-në dhe të majtën nuk ka as Bashkimi Evropian, as të ardhme” thuhet në deklartaën e LSDM-së.

LSDM lajmëroi se  do të formojë Qeverinë e re pro-evropiane që do ta çojë vendin në Bashkimin Evropian dhe do të sigurojë të ardhme evropiane, standarde evropiane dhe vlera evropiane”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat