Bastisje në Çair, gjendet drogë – arrestohen dy persona

Maqedonia

Bastisje në Çair, gjendet drogë – arrestohen dy persona

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

MPB Maqedoni informon se dje (17.12.2023) në ora 16:10 në zonën e Çairit, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar, punonjësit e policisë kanë arrestuar M.G.(40) dhe G.Gj.(32), të dy nga Shkupi.

Gjatë kontrollit tek M.G. u gjet dhe u sekuestrua marihuana.

Më pas me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në banesën e G.G., ku është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri e bardhë dhe një objekt i dyshuar si me origjinë nga vepra penale “vjedhje”.

“Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat