Hekurudha e shpejtë Shkup – Nish, Boçvarski: Së shpejti takim i grupeve të punës

Maqedonia

Hekurudha e shpejtë Shkup – Nish, Boçvarski: Së shpejti takim i grupeve të punës

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Janë formuar grupet punuese ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë ndërmjet dy vendeve, të cilat së shpejti do të kenë takimin e parë të punës, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

Ai tha se organizimi i zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ngadalësuan dinamikën e takimeve dhe komunikimit ndërmjet dy palëve.

“Por ajo që mund të theksoj është se ne do të veprojmë së bashku para institucioneve financiare ndërkombëtare, do të veprojmë së bashku në koordinim për të lidhur këtë projekt shumë domethënës nga Korridori 10 me hekurudhën e shpejtësisë së lartë, si dhe po punojmë për kalimin e përbashkët kufitar hekurudhor mes Maqedonisë dhe Serbisë, e ai është vendkalimi kufitar Tabanovcë, i cili do të jetë në anën e RMV-së”, thotë Boçvarski.

Ai theksoi se planet po ecin me shpejtësi dhe të gjitha ato procedura dhe procese që do të ndodhin në periudhën e ardhshme do të jenë me interes për të dy vendet dhe qytetarët.

I pyetur nëse janë duke punuar në projektimin e projektit të hekurudhës së shpejtë ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë, Bocvarski u përgjigj se Serbia ka një seksion më të madh për të punuar se sa vendi ynë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat