Mexhiti: Është hapur reparti onkologjik dhe është rinovuar reparti i radiologjisë në Spitalin e Tetovës

Maqedonia

Mexhiti: Është hapur reparti onkologjik dhe është rinovuar reparti i radiologjisë në Spitalin e Tetovës

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 15:06
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti vizitë pune në Spitalin klinik në Tetovë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, së bashku me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot kanë bërë vizitë pune në Spitalin klinik në Tetovë. Qëllimi i vizitës siç njoftojnë nga MSH, ishte hapja e repartit të Onkologjisë, si dhe promovimi i repartit të rinovuar të radiologjisë dhe sallës së konferencave.

Ministri Mexhiti theksoi se brenda institucionit deri më tani ka funksionuar vetëm klinika e Onkologjisë.

“Përveç përmirësimit të infrastrukturës, spitali është i pajisur edhe me dy aparate rentgeni dhe një mamografi me mundësi stereotaksi dhe densitometri, të ofruara nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Mexhiti.

Ai theksoi se si ministër i Shëndetësisë dhe mjek shumëvjeçar, së bashku me ekipin janë fokusuar në përmirësimin e kushteve spitalore të pacientëve me dhoma krejtësisht të reja të pajisura dhe pajisje bashkëkohore mjekësore.

“Me këtë krijojmë kushte të përshtatshme edhe për punën e stafit shëndetësor, të cilët me përkushtimin dhe këmbënguljen e tyre ndër vite kanë treguar se janë plotësisht të përkushtuar në kujdesin dhe trajtimin e pacientëve. I shpreh mirënjohje drejtorit, dr. Ilir Demiri, për menaxhimin e shkëlqyer të objektit shëndetësor, për investimin në përmirësimin e kushteve të punës dhe qëndrimit në spital, si dhe për investimin në personelit mjekësor”, tha Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat