Abdush Demiri dhe Zulfi Adili janë kandidatë për anëtarë të KSHZ-së

Maqedonia

Abdush Demiri dhe Zulfi Adili janë kandidatë për anëtarë të KSHZ-së

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Abdush Demiri dhe Zulfi Adili janë kandidatë për anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Lista e propozuar tashmë është dorëzuar dhe Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime pritet të përcaktojë kandidatin, konfirmoi Kuvendi vonë pasdite.

Adbush Demiri mbështetet nga koalicioni opozitar shqiptar Bashkimi Evropian për Ndryshim, bëri të ditur sot deputeti i Alternativës, pjesë e këtij koalicioni.

Kandidati Zulfi Adili, nga ana tjetër, mbështetet nga Partia Popullore Evropiane e Arianit Hoxhës.

“Ne besojmë se ai kandidat mund ta kryejë atë funksion sipas të gjitha rregullave ligjore”, tha Hoxha në një deklaratë për AIM -në.

Skender Rexhepi-Zeid, kryetar i Lëvizjes Popullore, nuk ka përkrahur asnjë kandidat dhe në një prononcim për AIM -në ka thënë se kanë gjykuar se asnjëri nga kandidatët e propozuar nuk është i përshtatshëm.

Komisioni Zgjedhor dhe Emërimeve paraprakisht ka përcaktuar listën prej pesë kandidatësh për anëtarë të KSHZ-së: Berat Dauti, i diplomuar në juridik nga Tetova, Abdush Demiri, ekonomist i diplomuar nga Tetova, Robert Trajkovski, magjistër për paqe dhe zhvillim nga Kumanova, Zulfi Adilji, i diplomuar në drejtësi nga Shkupi. dhe Samir Rakipi, i diplomuar në drejtësi nga Tetova.

Anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve zgjidhet me shumicë prej dy të tretave.

Pas emërimit të Krenar Logës ministër i Drejtësisë, një vend në KSHZ ka mbetur vakant. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat