QRK Veles apelon për vozitje të kujdesshme në magjistralen Shkup-Veles

Maqedonia

QRK Veles apelon për vozitje të kujdesshme në magjistralen Shkup-Veles

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 19:51
QRK Veles

Rrëshqitjet e shkëmbinjve që kanë rënë sot pasdite 100 metra para tunelit në drejtim të Katllanovës në drejtim të Velesit janë pastruar.

Qendra rajonale për kriza (QRK) Veles apelon drejtuesit e mjeteve në autostradën Shkup-Veles, për shkak të rënjeve të shpeshta të shkëmbinjve në autostradë, që të lëvizin me shpejtësi më të ulët dhe me kujdes në interes të sigurisë së tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Për të gjitha rrëshqitjet në rrugë, lajmëroni në numrin 112 ose 196.

Nga QRK Veles bëjnë të ditur MPB-në se në pesë-gjashtë ditët e kaluara ka pasur shumë rënje gurësh nga autostrada Shkup-Veles, kështu që edhe sot kanë pasur dhjetëra thirrje për rrëshqitje gjithnjë e më të vogla guri, pas së cilës në një kohë të shkurtër janë larguar nga ekipet kujdestare të NP për Mirëmbajtje dhe Mbrojtje të Rrugëve Kryesore dhe Rajonale, të cilët janë vazhdimisht në terren dhe pastrojnë autostradën nga rrëshqitjet e dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat