Ahmeti: Të gjitha opsionet janë të hapura!

Maqedonia

Ahmeti: Të gjitha opsionet janë të hapura!

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 20:26
Ali Ahmeti

Në ndërtesën e komunës së Gostivarit pasditen e sotme është mbajtur takimi i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Sipas informacioneve, dy liderët e partive kanë diskutuar për koalicion të mundshëm të dy partive politike shqiptare që janë pjesë e Qeverisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ali Ahmeti pas takimit tha se të gjitha opsionet janë të hapura.

“Kemi biseduar, opsionet janë të hapura, ka qenë një bisedë shumë miqësore, do të takohemi sërish. Ne do të shohim, do të diskutojmë opsionet, vizionin, ngjarjet. Në kuadër të vlerësimeve që do të japin organet drejtuese në partitë tona, do të vendosim se për cilin opsion do të vendosim” – tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat