LSDM: Është vërtetuar se Mickoski është manipulues, e ka pranuar takimin me Palevskin

Maqedonia

LSDM: Është vërtetuar se Mickoski është manipulues, e ka pranuar takimin me Palevskin

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

LSDM e konsideron skandal që lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, ka pranuar publikisht se ka pasur takim me Ljupço Palevski-Palco, i dyshuar për dy vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

Nga LSDM thonë se Palevski ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit të OBRM-PDUKM-së, por edhe partnerin e tyre të koalicionit të majtë dhe së bashku kanë qenë pjesë e protestave të dhunshme me gijotina dhe moto kokteje para Kuvendit kundër propozimit francez.

“Mickoski po ashtu ka pranuar se nuk ka informacion për rastin e dy vrasjeve të tmerrshme, ndonëse deri para disa ditësh ka pohuar se ka informacion të fortë për rastin.

Mickoski e kapi veten në gënjeshtrat e tij. Është vërtetuar se ai është manipulues, i cili keqpërdor rastin e vrasjes së fëmijës për përfitime politike”, thuhet në komunikatën e partisë së LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat