Mexhiti: Ripërdorimi i mjeteve buxhetore nga Ministria e Shëndetësisë për Komunën e Ilindenit për rindërtimin e ambulancës

Maqedonia

Mexhiti: Ripërdorimi i mjeteve buxhetore nga Ministria e Shëndetësisë për Komunën e Ilindenit për rindërtimin e ambulancës

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 16:37
Foto nga takimi

Ministria e Shëndetësisë informon se ministri Fatmir Mexhiti dhe kryetari i Komunës së Ilindenit, Aleksandar Georgievski, kanë lidhur marrëveshje për transferimin e mjeteve nga Ministria në Komunë për rindërtimin e Klinikës së Ambulancës “Ilinden” në ISHP Shtëpia e Shëndetit Shkup.

Bëhet fjalë për investim në vlerë prej 16 milionë denarë, nga të cilët 8 milionë denarë janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa 8 milionë denarë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri Mexhiti theksoi se me përmirësimin e infrastrukturës së ambulancës në Ilinden, punëtorët do të kenë kushte më bashkëkohore të punës, ndërsa pacientët do të kenë shërbim shëndetësor më cilësor.

“Dua të theksoj se në periudhën e kaluar kemi investuar dhe kemi bërë ndryshime pozitive në shëndetësinë publike. Krahas forcimit infrastrukturor, ne po investojmë si kurrë më parë në blerjen e pajisjeve të reja mjekësore, edukimin dhe motivimin e personelit shëndetësor, si dhe në blerjen e ilaçeve të reja. Edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë pa u lodhur me të njëjtin ritëm, me synimin e vetëm që punëtorët shëndetësorë dhe pacientët të jenë të kënaqur. Në fund i shpreh mirënjohje Qeverisë për vendimin që mjetet buxhetore të transferohen tek institucionet që do të drejtohen për realizimin e 66 projekteve në shumicën e komunave në mbarë vendin”, tha Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat