Policia në Veles me aksione, konfiskon mbi 1400 copë mjete piroteknike

Maqedonia

Policia në Veles me aksione, konfiskon mbi 1400 copë mjete piroteknike

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (19.12.2023) në ora 10:50 në Tregun e qytetit në Veles, zyrtarë policorë nga Seksioni për trafikim të paligjshëm me drogë dhe armë në SPB Veles kanë ndaluar I.K.(69) nga Velesi.

Gjatë kontrollit, iu gjetën dhe iu morën gjithsej 1115 copë mjete të ndryshme piroteknike. Ai është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

“Po të njëjtën ditë (19.12.2023), gjatë kontrollit të një tezgë në Tregun e qytetit, punonjësit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 300 copë mjete piroteknike nga C.Z. (62) nga Velesi.

Me personin është zhvilluar intervistë zyrtare në Stacionin Policor Veles dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat