Gjykata Supreme e RMV-së refuzon kërkesën e Gruevskit për rishqyrtim në lëndën ‘Parcelat në Vodno

Maqedonia

Gjykata Supreme e RMV-së refuzon kërkesën e Gruevskit për rishqyrtim në lëndën ‘Parcelat në Vodno

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 14:42
Nikolla Gruevski

Këshilli për vepra penale pranë Gjykatës Supreme e RMV-së, ka refuzuar kërkesën e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, për rishqyrtim të vendimit sa i përket lëndës “Parcelat në Vodno”, shkruan TV21.

Gruevski pati kërkuar rishqyrtim të aktvendimit të plotfuqishëm nga Gjykata e Apelit për shkak se nuk ishte i kënaqur me dënimin.

Për Gjykatën Supreme, kjo kërkesë është e pa bazë.

Përndryshe Gruevski në lëndën “Parcelat në Vodno” është dënuar me shtatë vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat