Ushtria serbe ekzekutoi 73 burra në Dëbërcë të Tetovës, flet imami i fshatit

Maqedonia

Ushtria serbe ekzekutoi 73 burra në Dëbërcë të Tetovës, flet imami i fshatit

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 17:14
Bajram Asani

Media ka biseduar me imamin e fshatit Dëbërcë të Tetovës ku në vitin 1915 kishte ndodhur një ekzekutim i 73 burrave, të cilët sot nga bashkëfshatarët njihen si heronj dhe dëshmorë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në ditën e dytë të festës së Bajramit. Masakra mizore ishte një hakmarrje e trilluar. Burrat e fshatit Dëbërcë u egzekutuan me pretekstin se një ushtar serb ishte vrarë nga shqiptarët e fshatit.

Nëntori i vitit 1915 ishte i frikshëm për shqiptarët, sepse ushtria serbe ku do që kalonte, linte pas vetes gërmadha me njerrez te masakruar. Në këtë rajon janë bërë shumë masakra në fshatra që ishin kryesisht të banuara me shqiptarë.

Një rrëfim interesant e sjell imami i fshatit, Bajram Asani i cili tha se Ushtira serbe në ditën e dytë të festës së Bajramit, pas një kurthi të kurdisur, i kanë lidhur dhe rreshtuar banorët e fshatit dhe më pas i kanë pushkatuar.

“Fshatarët nuk dinin asgjë për ngjarjen tragjike që kishte ndodhur, por njëri nga të mbijetuarit, përmes udhëtimit arriti i gjallë në fshat dhe ju tregoi për masakrën e serbëve ndaj burrave shqiptar”, rrëfehet imami i fshatit.

Kjo ngjarje tronditi fshatin, sepse gati çdo shtëpi kishte nga një apo dy anëtarë të vrarë.

Bajram Asani mes emocioneve tregon që masakra ka vazhduar edhe në fshatin Merovë të Tetovës dhe Gradec të Gostivarit, ku sipas tij, edhe atje ka pasur shumë shqiptar të vrarë nga ushtria serbe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat