Arjanit Hoxha: Anëtari i KSHZ-së i takon edhe PDE-së

Maqedonia

Arjanit Hoxha: Anëtari i KSHZ-së i takon edhe PDE-së

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 22:13
Arjanit Hoxha

Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha në “10 minuta” ka deklaruar se nuk ka asgjë të kundërligjshme në propozimin e që Zulfi Adili të jetë anëtar i KSHZ-së.

Hoxha duke folur për kritikat e bllokut opozitar, thotë se edhe PDE figuron në Kuvend si parti opozitare dhe se as LEN nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit.

“Kjo bie ndesh edhe me interpretimin të cilin e bëjnë dhe bie ndesh edhe me atë të cilën e kërkojnë edhe këto parti si bllok opozitar. Blloku opozitar a ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit? Nuk ka marrë””, tha mes tjerash Hoxha.

Më tej Hoxha ka zbuluar edhe kushtet e PDE-së për koalicionim në zgjedhjet e radhës parlamentare.

“Çdo subjekt politik i cili është i gatshëm t’i ndajë këto vlera, rreth rrugëtimit tonë europian në të ardhmen, normalisht se ne do të jemi të gatshëm të finalizojmë çdofarë do lloj bisedimi me to”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat