Policia në Shkupi gjobit 151 shoferë, 30 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Policia në Shkupi gjobit 151 shoferë, 30 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (20.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 151 gjoba.

Ndër të cilat 30 sanksione për drejtim automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë gjoba për vozitje pa patentë shofer, pesë gjoba për përdorim të celularit, pesë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat