Mariçiq: Anëtarësimi në BE na siguron më shumë para përmes fondeve evropiane

Maqedonia

Mariçiq: Anëtarësimi në BE na siguron më shumë para përmes fondeve evropiane

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 22:23
Bojan Mariçiq

Anëtarësimi në BE është përpara nesh, kemi një shans historik që nuk duhet ta humbim, që përmes fondeve evropiane të hapim mundësi për më shumë para për bujqësinë, ekonominë, qytetarët e Maqedonisë, tha zv. kryeministri, Bojan Mariçiq në podium “Më shumë për të gjithë” në Vallandovë.

“OBRM-PDUM kërkon që ne t’i kthejmë shpinën Evropës dhe të heqim dorë nga të gjitha përfitimet që sjell anëtarësimi. Është një politikë izolimi dhe tërheqjeje që e kemi parë prej 11 vitesh dhe e dimë se çfarë do të thotë. Vitet e humbura dhe qytetarë më të varfër, një vend në kundërshtim me botën demokratike dhe pa perspektivë.

Zgjedhja është integrimi në BE me LSDM-në dhe Frontin Evropian, paga dhe pensione më të larta dhe më shumë para nga fondet evropiane, ose izolimi dhe kthimi me OBRM-PDUM-në. Dëgjuam edhe një pranim publik se me OBRM-PDUM nuk do të ketë BE as për 100 vjet. Ne nuk do ta lejojmë atë, së bashku me qytetarët do të mposhtim politikat dhe bllokadat antievropiane dhe do ta sjellim vendin në BE, tha Mariçiq.

Kryetarët e LSDM-së, shton Mariçiq, janë shembull për punë të suksesshme dhe të përgjegjshme në interes të komunave dhe të gjithë qytetarëve, siç është shembulli i nënkryetarit të LSDM-së, Pero Kostadinov, në Vallandovë janë realizuar shumë projekte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat