Raporti i autopsisë së Vanjas dhe Pançes ka arritur në Prokurorinë e Shkupit

Maqedonia

Raporti i autopsisë së Vanjas dhe Pançes ka arritur në Prokurorinë e Shkupit

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 16:43
Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski

Gjetjet nga obduksioni i trupave të të vrarëve Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski kanë mbërritur në Prokurorinë Publike.

Tashmë me ta, do të duhet gjenden përgjigjet se si u rrëmbye dhe u vra e mitura Vanja dhe 74-vjeçari Pançe.

14-vjeçarja Vanja u shpall e zhdukur më 27 nëntor dhe Pançe nga Velesi më 24 nëntor. Trupat e tyre u gjetën më 3 dhjetor. Në lidhje me dy rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve e kanë pranuar fajësinë. Të gjithë janë në paraburgim.

I dyshuari i parë është Ljupço Palevski Palço, i cili pritet të ekstradohet nga Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat