Maqedoni, vitin e ardhshëm rritet paga minimale

Maqedonia

Maqedoni, vitin e ardhshëm rritet paga minimale

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Nga muaji mars i vitit 2024 paga minimale do të jetë 22.500 denarë, që edhe dyfishim i pagës minimale në krahasim me vitin 2017.

Nga viti 2017 paga minimale plot katër herë është rritur, përkatësisht paga u rrit në 12.000 denarë, më pas kishte rritje në 15.200 denarë, 18.000 denarë dhe kjo e fundit 20.150 denarë.

“Në mars paga minimale do të jetë 22.500 denarë, ndërsa rritje pritet të ketë edhe paga mesatare”, u shpreh Bytyqi kur paralajmëroi rritjen e pagës minimale.

Gjatë muajit mars, po ashtu pritet të rriten edhe pensionet në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat