Me frena të prishura transportohen udhëtarët në Tetovë – MPB kapi tre transportues

Maqedonia

Me frena të prishura transportohen udhëtarët në Tetovë – MPB kapi tre transportues

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 22:20
Ilustrim

Më 21 dhjetor 2023, nga ora 10:00 deri në ora 14:00, në zonën e gjerë të Tetovës është kryer kontroll aksionar i automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve.

“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 3 automjete, gjegjësisht drejtues mjetesh, një me frena me defekt dhe dy me regjistrim të pazgjatur.

Tri automjetet janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi dhe janë sanksionuar me parashtresa me gjoba në vlerë prej 100 deri në 500 euro në kundërvlerë në denarë”, thonë nga MPB.

Krahas kësaj janë ngritur edhe 12 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat