Kapen rreth 7.000 mjete piroteknike në Manastir, ndalohet një person

Maqedonia

Kapen rreth 7.000 mjete piroteknike në Manastir, ndalohet një person

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 10:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me datë 23.12.2023, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë ndaluar Z.T.(60) nga Manastiri.

“Përkatësisht, me datë 23.12.2023 nga ora 00:20 deri në ora 01:05, me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, është kryer bastisje në një banesë dhe dhomë komunale në Manastir, në pronësi të Z.T.(60) nga Manastiri, gjatë së cilës janë gjetur 4.080 copë mjete të ndryshme piroteknike.

Paraprakisht, më 22.12.2023 në ora 20:30 në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në Manastir, gjatë kontrollit të automjetit “Polo” me targa të Manastirit, në pronësi të Z.T, u gjetën 2.713 copë lëndë të ndryshme piroteknike.

Pas dokumentimit të ngjarjes ndaj personit do të ngitet kallëzim penal”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat