LSDM: Subvencione për vreshtarët nga 40.000 deri në 52.000 denarë për hektar

Maqedonia

LSDM: Subvencione për vreshtarët nga 40.000 deri në 52.000 denarë për hektar

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Kultivuesit e rrushit për prodhim të verës do të marrin subvencione prej 40.000 deri në 52.000 denarë për hektar, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Me ndryshimet në programin për pagesa direkte, subvencionet për kultivuesit rriten nga 40.000 denarë për hektar në 52.000 denarë për hektar.

Gjithashtu, po krijohet një masë e re për të mbështetur vreshtarët për rrushin e prodhuar të verës që dorëzohet në objektet e regjistruara të prodhimit të verës me denarë shtesë për kilogram.

Deri në fund të vitit do të vijojë realizimi i paradhënies prej 30 për qind të subvencioneve, me të cilën janë siguruar 150 milionë denarë për kultivuesit, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat