Shqiptohen 118 masa në Shkup, 37 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 118 masa në Shkup, 37 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

MPB njofton se (22.12.2023) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 118 masa kundërvajtëse.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 118 masa, nga të cilat 37 masa për tejkalim të shpejtësisë, pesë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë masa për përdorim të telefonit celular, tre masa për kalim në semaforë të kuq.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat