Një rrugë në Çair merr emrin e veprimtarit Mehmet Gega

Maqedonia

Një rrugë në Çair merr emrin e veprimtarit Mehmet Gega

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Rruga “August Cesarec” mori emrin e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, atdhetarit nga Tetova, Mehmet Gega.

Në përurimin e rrugës morën pjesë familjarët e Mehmet Gegës dhe vajza e tij Valdete Gega, krerët e komunave të Çairit dhe Tetovës dhe përfaqësues të spektrit politik në vend.

Sipas kreut të Komunës së Çairit emërtimi i kësaj rruge bart në vete shumë simbolika. Mehmet Geg ishte mësues, aktivist për të drejtat e njeriut, veprimtar i çështjes kombëtare, i dënuar disa herë me burg nga pushteti ish-jugosllav.

Inaugurimi i Rrugës në Komunën e Çairit përkon edhe me 55 vjetorin e demonstratave të lavdishme të Tetovës, ku Mehmet Gega u dënua me 10 vjet burg si organizator i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat