Rustemi: Raportet e FIDIC dhe ESHS-së do të jenë në seancë të qeverisë, do të japin përgjigje se si do të veprohet me kontraktorin e autostradës Kërçovë-Ohër

Maqedonia

Rustemi: Raportet e FIDIC dhe ESHS-së do të jenë në seancë të qeverisë, do të japin përgjigje se si do të veprohet me kontraktorin e autostradës Kërçovë-Ohër

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 21:28
Ejup Rustemi

Raportet nga eksperti i FIDIC dhe nga Enti Shtetëror i Auditimit do të jenë në seancën e ardhshme të Qeverisë dhe sa më parë duhet të japin përgjigjen me ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, theksoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi.

Ai në një prononcim për media tha se eksperti i FIDIC që e kanë angazhuar ka paraqitur një raport me tre opsione, vazhdimin e kontratës me kontraktorin “Sinohydro”, vazhdimin e kontratës me penalitete apo ndërprerjen e kontratës.

“Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë dorëzuar në raportin që kemi dorëzuar sot së bashku me raportin e Entit Shtetëror të Auditimit në Qeveri dhe, sipas të gjitha gjasave, Qeveria do t’i shqyrtojë në seancën e ardhshme. Ne do të jemi të pranishëm, do të shpjegojmë të gjitha ato opsione që kemi nga eksperti i FIDIC që do të jetë në seancë. Pas seancës së Qeverisë do të dimë se si do të vazhdojmë me kontraktorin Sinohydro”, tha Rustemi.

Me gjithë përpjekjet dhe angazhimet e tyre ndaj kontraktorit për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër, përfundimi i projektit u prolongua, siç tha ai “për shkak të shfaqjes së rrëshqitjeve të reja dhe shembjes së dheut dhe janë në fazë ku ata kanë nevojë për ndihmën e ekspertëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat