Mexhiti ka konfirmuar se do të ketë masa të reja për uljen e numrit të duhanpirësve

Maqedonia

Mexhiti ka konfirmuar se do të ketë masa të reja për uljen e numrit të duhanpirësve

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti thotë se cigaret elektronike janë po aq të dëmshme sa edhe ato të zakonshme dhe duhet të ketë masa të veçanta për ato cigare.

“Nga janari do të ketë masa të reja rigoroze për uljen e numrit të duhanpirësve, por që duhet t’i vendosim me ministrat e tjerë dhe kryeministrin në qeveri”, tha Mexhiti.

Ministri thotë se sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), por edhe me hulumtimet e mjekësisë, me parandalimin dhe zvogëlimin e konsumit të cigareve, zvogëlohet edhe numri i sëmundjeve të caktuara. Doktor Petrovski nga Instituti i Shëndetit Publik sqaron se 45% e qytetarëve të rritur pinë cigare, 4,5% e fëmijëve nën 16 vjeç kanë provuar tashmë cigare. Ai thotë se cigaret elektronike janë po aq të dëmshme sa edhe ato të zakonshme dhe duhet të ketë masa të veçanta për ato cigare.

OBSH si një nga masat është rritja e çmimit të cigareve. Sipas hulumtimit të tyre, 65% e duhanpirësve dhe ish-duhanpirësve të cigareve kanë thënë se çmimi i cigares është motivues për ta lënë duhanin.OBSH thotë se çmimi mesatar i një kutie me 20 cigare është 120 denarë dhe është shumë më i ulët se në vendet tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat