Dimitrievski: Partia “Znam” do të jetë në koalicion me qytetarët dhe një subjekt multietnik në Maqedoni

Maqedonia

Dimitrievski: Partia “Znam” do të jetë në koalicion me qytetarët dhe një subjekt multietnik në Maqedoni

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 20:04
Maksim Dimitrievski

Në një intervistë ekskluzive për TV24, kryetari i Partisë “Znam”, Maksim Dimitrievski, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ata do të formojnë vetëm një koalicion – atë me qytetarët.

Dimitrievski theksoi se Partia “Znam” do të dalë e pavarur në këto zgjedhje, duke shtuar se rezultatet dhe besimi i fituar në bazë të tyre do të ndikojnë në rrugën e ardhshme politike të vendit. Nënvizoi se ata nuk do të jenë as shpëtimtar i LSDM-së, as mbështetje e OBRM-PDUKM-së për të fituar pushtetin.

“Subjekti i ri politik – Për Maqedoninë sot është regjistruar zyrtarisht me nënshkrim për regjistrim në Regjistrin Qendror”, thotë Dimitrievski, dhe do të jetë subjekt multietnik që do ta ndërtojnë qytetarët për qytetarët.

“Qëllimi është që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale të dalim me vizionin, idetë dhe konceptin tonë se si ta stabilizojmë Maqedoninë si vend dhe të ecim në drejtim pozitiv. Çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme? Diçka që ka ndodhur më parë në Kumanovë. Në Kumanovë LSDM humbi zgjedhjet, e OBRM-PDUKM nuk fitoi. Pse? Sepse lindi një iniciativë e re civile dhe me atë shembull në fakt do të udhëhiqemi në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare”, thekson Dimitrievski. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat