Dy të vrarë e dy të plagosur në Çellopek të Tetovës

Maqedonia

Dy të vrarë e dy të plagosur në Çellopek të Tetovës

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 17:56
Foto nga vendngjarja

Në Çellopek të komunës së Bërvinicës në rajonin e Tetovës të Maqedonisë së Veriut, sipas të dhënave të para të policisë, janë vrarë dy persona ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, për TV21 kanë konfirmuar se një person rreth moshës 60 vjeçe është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë.

“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thonë nga SPB-Tetovë.

Po ashtu, edhe i dyshuari për vrasjet ka plagë, me shumë gjasa nga arma e tij e zjarrit, dyshon policia.

SPB-Tetovë tani për tani nuk mundi të konfirmojë identitetin dhe moshën e dy të vrarëve dhe të plagosurit, por thanë se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe se në terren janë policia bashkë me ndihmën e shpejtë dhe ekipet e Prokurorisë.

Ndërkaq, siç raporton “Alsat”, motivi dyshohet të ketë qenë për shkak të një sherri për vendparkim.

Jo zyrtarisht, mësohet se personat janë të afërm mes vete dhe besohet se edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje. /Alsat/tv21

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat