Bekteshi për metodologjinë e pagës minimale: Nuk është blerje votash

Maqedonia

Bekteshi për metodologjinë e pagës minimale: Nuk është blerje votash

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 20:18
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i pyetur për rritjen e pagës minimale në prag të zgjedhjeve të ardhshme në TV21, tha se është e kundërta. Sipas tij ajo përcaktohet nga dy faktorë që është paga mesatare vjetore dhe inflacioni.

“Metodologjia e re e cila është inkorporuar në kuadër të ligjeve të RMV-së ku paga minimale nuk përcaktohet nga dëshira e sipërmarrëseve apo e qeveritarëve për çështje votash.

Paga minimale me metodologjinë e re përcaktohet nga dy faktorë, nga rritja e pagës mesatare për vitin paraprak dhe nga rritja e inflacionit nga viti paraprak”.

“Rritja e pagës mesatare gjatë këtij viti ishte rreth 15 për qind ndërsa inflacioni është rreth 8-9, dhe nëse i përllogarit këta dy parametra del vlera e pagës minimale që do të jetë 22500 denarë”, tha Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat