Qeveria e RMV-së sot do t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare

Maqedonia

Qeveria e RMV-së sot do t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbajë seancën e 137-të, në të cilën do të shtrohen pyetjet parlamentare. Pyetjet duhet t’i drejtohen Kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë.

Është seanca e fundit e Kuvendit për këtë vit. Një seancë e tillë plenare mbahet çdo të enjte të fundit të muajit.

Sipas praktikës, pyetjet e para kryeministrit dhe ministrave ua bëjnë deputetët e opozitës.

Fillimi i seancës është caktuar për në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat