Kontroll i jashtëzakonshëm në Spitalin e Shtipit pas vdekjes së lehonës nga Dellçeva

Maqedonia

Kontroll i jashtëzakonshëm në Spitalin e Shtipit pas vdekjes së lehonës nga Dellçeva

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 18:07

Pas vdekjes së lehonës nga Dellçeva, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor do të bëjë kontroll në spitalin e Shtipit me ç’rast do të konstatohet nëse janë bërë lëshime për vdekjen e 26 vjeçares nga Dellçeva.

Nga spitali i Shtipit ku edhe ka lindur për shkak të gjakderdhjes së madhe ajo ishte dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup bashkë me foshnjën. Të dhënat e para nga inspektimi priten gjatë ditës së nesërme.

I pyetur për këtë ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti thotë se kur do të dalin informacionet e para do t’i ndaj me opinionin, ndërsa raste të këtilla të vdekjes thotë se ka kudo në Botë.

Fatkeqësisht, raste të tilla ndodhin në shëndetësi. Ka ngjarje fatkeqe kudo në botë, ju e dini që natyra është e tillë. Sot personalisht kam iniciuar një inspektim të jashtëzakonshëm që nga mëngjesi nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor dhe kur të kemi një raport të plotë do ta ndajmë”, tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat