Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me diell, kryesisht i qetë dhe relativisht i ngrohtë me pak vranësira lokale. Në disa lugina do të ketë mjegull, e cila gjatë ditës do të dobësohet.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -4 deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 17 gradë.

Periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë vazhdon deri të hënën. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell, përveç të shtunës kur vranësitë do të shtohen.

Përgjatë luginave do të vazhdojë të ketë mjegull me intensitet të ndryshueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat