Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, lëndohet një person

Maqedonia

Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, lëndohet një person

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

MPB lajmëron se dje në ora 11:12 në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Shkup – Tetovë, automjeti i pasagjerit “Ford Fiesta” me regjistrim të Tetovës, i drejtuar nga T.A(61) nga fshati Kopancë, Tetovë është larguar nga rruga.

Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë. 

Hetimet po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat