Gjatë festave të fundvitit, autobusët e NQP do të qarkullojnë sipas orarit javor

Maqedonia

Gjatë festave të fundvitit, autobusët e NQP do të qarkullojnë sipas orarit javor

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 20:56
Ilustrim

Ndërmarrja Qarkulluese Publike (NQP) bën me dije se të dielën më 31 dhjetor dhe të hënën më 1 janar transporti publik do të funksionojë sipas orarit javor. Në datën 1 janar nisjet e para të mjeteve do të jenë më vonë se zakonisht, ndërsa pjesa tjetër sipas orarit javor.

Nga e marta, 2 janar, transporti publik do të vazhdojë të funksionojë normalisht, pra sipas një orari të reduktuar dimëror të ditëve të javës, i cili do të jetë i vlefshëm deri në përfundimin e pushimeve dimërore të shkollës.

Të dielën, 31 dhjetor dhe të hënën, 1 janar, zyrat e biletave dhe qendrat e personalizimit do të jenë të mbyllura.

Nga e marta do të rifillojnë orët normale të punës.

Në datën 31 dhjetor, teleferiku do të punojë si zakonisht, nga ora 10 deri në 17:00 dhe më 1 janar nga ora 11 deri në 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat