Bytyqi për autostradën Kërçovë – Ohër: Të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk ka kohë për të humbur

Maqedonia

Bytyqi për autostradën Kërçovë – Ohër: Të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk ka kohë për të humbur

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi në video-konferencën e tij për “Bloomberg Adria”, tha se pas festave të Vitit të Ri, Qeveria dhe kompania kineze “Sinohydro” do të fillojnë negociatat për nënshkrimin e aneksit të ri të marrëveshjes.

“Mendoj se nuk duhet të pres, kompania në këtë rast duhet të japë garanci të forta se janë gati të përballojnë sfidën e finalizimit të projektit.

Aty është përfshirë edhe mbikëqyrja, sepse atë që është dashur të japim si institucione, e kemi dhënë në periudhën e kaluar. Është koha që të marrim garanci nga ata që duhet ta zbatojnë të gjitha”, tha zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike.

Ai konfirmoi se ka një konkluzion që del nga një analizë e caktuar e bërë nga disa ekspertë se rekomandimi ka qenë që të ketë aneks të ri, me afat të ri për finalizimin e projektit dhe të mos ndërpritet kontrata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat