Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në disa akse rrugore, LAMM bënë thirrje për kujdes gjatë vozitjes

Maqedonia

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në disa akse rrugore, LAMM bënë thirrje për kujdes gjatë vozitjes

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore. Edhe sot paraqitet pamje është e zvogëluar për shkak të mjegullës sidomos në aksin rrugor Petrovec – Veles – Gjevgjeli ku dukshmëria nuk është më e madhe se 50-100 m.

Ndërsa intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në trafik dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat