Ndalohet një shtetas i Malit të Zi në Shkup, kapet me lëndë narkotike

Maqedonia

Ndalohet një shtetas i Malit të Zi në Shkup, kapet me lëndë narkotike

Më: 1 janar 2024 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

MPB njofton se në orët e para të 1 janarit(2024), ka ndaluar një shtetas të Malit të Zi.

Kjo pasi i njëjti ishte kapur me lëndë narkotike.

“Sot (01.01.2024) në ora 02.40 në objektin hotelierik në Parkun e Qytetit në Shkup, nëpunësit policorë kanë ndaluar S.K. (23) nga Mali i Zi, pasi tek i njëjti është gjetur dhe marrë pluhur i bardhë.

Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat