Arrestohet nipi i Ali Ahmetit

Maqedonia

Arrestohet nipi i Ali Ahmetit

Më: 1 janar 2024 Në ora: 12:58
Drin Ahmeti dhe Ali Ahmeti

Në mediat e Maqedonisë së Veriut po raportohet se është arrestuar nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Drin Ahmeti. Për të njëjtin edhe prokuroria ka lëshuar një njoftim, thuhet se atij iu janë gjetur 749 copë lëndë piroteknike

Drin Ahmeti ishte duke vozitur makinën e tipit “Range Rover”, kur u ndalua nga “Tigrat”.

Njoftimi nga Prokuroria:

“Në varësi të fakteve që do të konstatohen me ekspertizë për mjetet piroteknike të gjetura, prokurori publik do të vendos për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”.

Mbrëmë forcat policore ”Tigrat”  kanë ndaluar Drin Ahmetin në veturën e të cilit, të markës Range Rover, në bagazhin e tij janë gjetur 749 copë lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme. “Në Shkup janë sekuestruar 749 mjete piroteknike dhe një person është arrestuar. Në ora 19:50 në rrugën “Samuilova” në Shkup, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas i Kërçovës dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 749 mjete piroteknike. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’i dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhej mbrëmë në komunikatën e MPB-së.

Theksojë se kreu i BDI-së Ali Ahmeti akuzohet nga kundërshtarët politikë se e për një kohë të shkurtër e shndërroi nipin e vet në biznesmen të madh, duke u bërë edhe  menaxher i qendrës së biznesit “Soravia” në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat