Dymbëdhjetë vjet nga vdekja e presidentit të RMV-së, Kiro Gligorov

Maqedonia

Dymbëdhjetë vjet nga vdekja e presidentit të RMV-së, Kiro Gligorov

Më: 1 janar 2024 Në ora: 14:09
Kiro Gligorov.

Sot bëhen 12 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i përbërë nga Darko Kaevski dhe Beti Stamenkovska-Trajkoska sot do të vendosin lule në varrin e Gligorovit në varrezat e Qytetit, Butel në Shkup.

Lule do të vendosë edhe delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe zëvendësministrja e Drejtësisë Viktoria Avramovska-Madiq.

Gligorov vdiq më 1 janar 2012 në Shkup në shtëpinë e tij në moshën 94 vjeçare.

Ai ishte zyrtari më i vjetër politik maqedonas. Më 17 nëntor 1999, kur i mbaroi mandati i dytë presidencial, ai ishte 82 vjeç dhe në vitin 2000, Libri i Rekordeve Gines e regjistroi Gligorovin si presidentin më të vjetër të një vendi në botë.

Në vitin 1991 e udhëhiqte Maqedoninë e cila në rrugë paqësore u pavarësua nga Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë së atëhershme në të cilën Gligorovi kryente funksione të larta shtetërore. Më 8 prill 1993 Gligorovi për herë të parë foli në gjuhën maqedonase në foltoren e Kombeve të Bashkuara kur Republika e Maqedonisë u bë anëtarja e 181-të e KB-së.

Më 3 tetor 1995 përjetoi atentat me automobil-bombë të vendosur në rrugën Maqedonia në afërsi të hotelit “Bristol”.

Pas pensionimit ishte aktiv si publicist. Gligorovi është autor i disa veprave, kryesisht të shkruara pas përfundimit të mandatit të tij si president – “Maqedonia është gjithçka që kemi” (2001), “Atentati- një ditë pas” (2002), “Kohë të stuhishme: Republika e Maqedonisë realiteti në Ballkan” (2004) dhe “Të gjitha reformat jugosllave (ekonomike)” (2006). Ai është gjithashtu themelues i Fondacionit “Kiro Gligorov”. Në vitin 2005 u bë mbajtësi i parë i “Urdhrit të Republikës së Maqedonisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat