Mexhiti dhe Trençevska vizituan foshnjën e parë të lindur në RMV në vitin 2024

Maqedonia

Mexhiti dhe Trençevska vizituan foshnjën e parë të lindur në RMV në vitin 2024

Më: 1 janar 2024 Në ora: 16:05
Foto gjatë vizitës

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, mëngjesin e sotëm kanë vizituar Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, ku mbrëmë pas mesnate, në ora 00:00 ka lindur foshnja e parë në vitin 2024. Bëhet fjalë për djal të shëndetshëm me peshë 3760 gramë dhe 52 centimetra i gjatë. Ky është fëmija i parë në familjen Stefkovski.

“Shfrytëzoj rastin t’i uroj qytetarët për Vitin e Ri dhe t’u uroj para së gjithash shëndet dhe suksese. Ne si Ministri vazhdojmë edhe në vitin e ri të zbatojmë politika dhe masa për mbrojtjen e shëndetit të nënave dhe të porsalindurve, si dhe të gjithë pacientëve të tjerë”, tha ministri Mexhiti gjatë vizitës.

Mexhiti i ka uruar të porsalindurit për shëndet dhe lumturi, ndërsa prindërve i ka uruar festat e Vitit të Ri.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska informoi se tradicionalisht çdo vit, ministri i Shëndetësisë viziton institucionin publik shëndetësor ku ka lindur foshnja e parë.

“Këtë vit është Klinika Universitare për Gjinekologji Obstetrike, saktësisht në mesnatë lindi djali i parë Aleku, po ashtu i uroj prindërit, nënën dhe babin Stefkovski. E patshin me jetë dhe me shëndet, pastë fëmijëri të lumtur, sigurisht qofshin edhe prindër të lumtur, është fëmija i tyre i parë në familje”, tha Trençevska.

Drejtoresha e KU – GJO Viktoria Jovanovska theksoi se viti filloi mirë, me tre foshnja të lindura në 15 minutat e para menjëherë pas vitit të ri.

“Viti ka nisur mbarë, me tre foshnja të lindura në 15 minutat e para menjëherë pas Vitit të Ri, që duhet të jetë një shenjë e mirë se do të kemi një vit shumë më të mirë se ai i kaluari, dhe shpresojmë se do të kemi më shumë foshnje të shëndetshme dhe prindër më të lumtur”, tha Jovanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat