Dje Policia e Maqedonisë ka gjobitur 514 shoferë për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Dje Policia e Maqedonisë ka gjobitur 514 shoferë për vozitje të shpejtë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.01.2024) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast ka sanksionuar 514 drejtues automjetesh.

Prej tyre, siç thonë nga MPB, 49 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 6 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 200 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 314 jashtë vendbanimit.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat